“Qeveria të shpjegojë si janë kryer emërimet në Polici”/ Balliu: Ministri i Brendshëm të japë llogari në Kuvend për…

“Qeveria të shpjegojë si janë kryer emërimet në Polici”/ Balliu: Ministri i Brendshëm të japë llogari në Kuvend për…

Nënkryetari i Komisionit për Punët e Brendshme dhe Mbrojtjen Kombëtare, Klevis Balliu, ka kërkuar që ministri i Brendshëm të japë llogari në Kuvend në lidhje me shqetësime për nivelin e inkriminimit dhe cenueshmërinë e Policisë së Shtetit ndaj korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar. Në një deklaratë nga selia blu, Balliu theksoi se raportet e partnerëve ndërkombëtarë dhe institucioneve prestigjioze kanë evidentuar vazhdimisht ekspozimin e strukturave ligjzbatuese në Shqipëri ndaj korrupsionit dhe infiltrimit kriminal. Sipas tij, depërtimi i elementëve kriminalë në radhët e policisë përbën jo vetëm problem institucional, por edhe rrezik për sigurinë kombëtare dhe për besueshmërinë e vendit ndaj partnerëve strategjikë. Deputeti demokrat kërkon që qeveria dhe Ministria e Brendshme të japin shpjegime të qarta mbi mënyrën se si janë kryer emërimet,...