‘Qeveria, qëndrim antisocial ndaj qytetarëve’, Malaj: Zgjohet vetëm në kohë krize, duhen skenarët anti-inflacion

‘Qeveria, qëndrim antisocial ndaj qytetarëve’, Malaj: Zgjohet vetëm në kohë krize, duhen skenarët anti-inflacion

Në një kohë kur krizë globale e çmimeve kërcënon ekonominë dhe familjet shqiptare, qeveria është vënë nën kritika, ndaj qëndrimit “antisocial” të saj për shtresat në nevojë. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv nën moderimin e Edvin Parrucës, ish ministri i Financave, Arben Malaj, tha se ndryshe nga shumë vende të tjera që kanë miratuar paketa sociale për të mbrojtur qytetarët, Shqipëria heziton të veprojë. Sipas tij, qëndrimi i qeverisë është i pajustifikueshëm si nga pikëpamja njerëzore, ashtu edhe nga ajo shkencore, pasi inflacioni, argumenton Malaj, funksionon si një “taksë e pamiratuar me ligj” dhe regresive, që godet në mënyrë disproporcionale familjet me të ardhura të ulëta. “Ndërsa qeveria nxjerr një inflacion mesatar rreth 3.5%, inflacioni real për ushqimet dhe pensionet mund...