“Qeveria paska zbuluar se integrimi s’mbahet në sirtar”, ironizon Tabaku: Kushtet e negociatave i mbajnë sekret
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ironizuar qeverinë për mbledhjen e sotme, që u mbajt live, në lidhje me procesin e deritanishëm të negociatave me Bashkimin Evropian. Në një postim në X, ligjvënësja demokrate shkruan se qeveria paska zbuluar se integrimi evropian nuk mbahet në sirtar, duke shtuar me ironi se këtë e kuptoi pasi ngeli në raportin e IBAR. Sipas saj, ndërkohë që kushtet që duhen për të plotësuar negociatat mbahen sekret, qeveria bën mbledhje live, duke e cilësuar si një “spektakël” në një kohë që mungojnë standardet. “Më në fund, qeveria paska zbuluar një sekret të madh: integrimi europian nuk mbahet në sirtar. Fatkeqësisht, këtë “zbulim” e bëri pasi ngeli në provim me IBAR-in dhe si për të kompletuar “reformën e transparencës”,...
Burimi:
sot.com.al