Qeveria miraton paketën e re për PAK: Dyfishohet pagesa, njihen kontributet për ndihmësit personalë
Këshilli i Ministrave ka miratuar paketën e re të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, e cila parashikon rritje të mbështetjes financiare dhe lehtësim të procedurave administrative. Vendimi më i rëndësishëm i paketës është dyfishimi i masës së pagesës për 10,240 fëmijë me aftësi të kufizuara, me një efekt financiar shtesë prej 750 milionë lekësh në Buxhetin e Shtetit. Kjo masë do të hyjë në fuqi me efekte financiare duke nisur nga 1 korriku 2026. Sipas qeverisë, rritja e mbështetjes financiare synon të përmirësojë cilësinë e jetës së fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke mundësuar ndërhyrje të hershme, zhvillimin e aftësive, përfshirjen sociale dhe lehtësimin e barrës ekonomike për familjet e tyre. Paketa sjell gjithashtu një lehtësim të rëndësishëm administrativ....
Burimi:
javanews.al