Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar një vendim për kompensimin financiar të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punëdhënësit që preken nga rritja e pagës minimale. Sipas vendimit, kompensimi do të jepet çdo muaj për periudhën kontributive janar–shtator 2026, për subjektet që kanë punonjës me pagë bruto nga 40 mijë deri në 49 999 lekë. Masa e kompensimit mbulon 16.7% të kontributeve të punëdhënësit, të llogaritura mbi diferencën mes pagës së deklaruar dhe pagës së re minimale prej 50 mijë lekësh. Kompensimi financiar do të llogaritet bazuar në numrin maksimal të punonjësve me këtë fashë page, sipas listëpagesës së deklaruar në organet tatimore për muajin shtator 2025. Subjektet përfituese duhet të ushtrojnë aktivitet në sektorë të ndryshëm ekonomikë dhe të plotësojnë disa kritere,...