Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, Kuvendi mblidhet nesër për ratifikimin

Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, Kuvendi mblidhet nesër për ratifikimin

foto ilustrim: edi rama-kuvend-donald trump TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë, aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, pas ftesës së presidentit amerikan Donald Trump. Pas miratimit nga qeveria, ditën e nesërme do të zhvillohet seancë plenare në Kuvend, në orën 10:00, për të ratifikuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën. Sipas urdhrit të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, seanca do të mblidhet me kërkesën e një të pesta të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. "I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 22.1.2026, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: Njoftime. Projektligji “Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, paraqitur nga Kryeministri, Edi Rama,...