Qeveria mburret me rritjen e ndërtimeve, por gjysma e popullsisë është pa shtëpi

Qeveria mburret me rritjen e ndërtimeve, por gjysma e popullsisë është pa shtëpi

Në vitin 2024, një qytetari shqiptar i duhen gati 19 paga vjetore për të blerë një apartament, sipas përllogaritjeve të “Monitor” bazuar në metodologjinë e “Deloitte”. Edhe të dhënat e Numbeo-s për 6-mujorin e parë të vitit 2025 e konfirmojnë këtë realitet të vështirë, duke e vendosur Shqipërinë në krye të listës së vendeve europiane me çmimet më të larta të banesave në raport me fuqinë blerëse. Ndërkohë që qeveria mburret me rritjen e investimeve në pasuri të paluajtshme dhe synon të tërheqë blerës të huaj, shtresa e mesme dhe e re e popullsisë e ka gjithnjë e më të pamundur sigurimin e një banese. Politikat e deritanishme të strehimit nuk arrijnë të përballojnë këtë krizë të thellë, ndërsa zgjidhjet e ofruara mbeten të fragmentuara,...