“Qeveria e Ramës jashtë kontrollit, por PD në krizë”, Salianji paralajmëron: Rruga Qukës-Qafë Plloçë shembet, qeveria..
Ish-deputeti Ervin Salianji tha sot nga Korça para mbështetësve të tij demokratë në misionin për reformim dhe ringritje të PD-së se qeveria tani ka dalë nga kontrolli për shkak të korrupsionit galopant, amoralit politik dhe mosmbajtjes së përgjegjësive. Ai kujtoi skandalin me tenderin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, që kushtoi 260 mln euro dhe tani është shkatërruar tërësisht dhe rrezikon jetën e qytetarëve, ku ministrja Belinda Balluku nuk mban asnjë përgjegjësi sipas tij. “E keni parë se si rruga Qukës-Qafë Plloçë e tenderuar që nga 2013 ka shkuar në 260 mln euro dhe e keni parë se si është prishur, përfituan vetëm hajdutët, thonë se shkurton rrugën por shkurton vetëm 10 minuta dhe është rrënuar. Rrezikon dhe jetët e qytetarëve. Bëjnë korrupsion dhe nuk mbajnë përgjegjësi,...
Burimi:
sot.com.al