“Qeveria duhet të ketë frikë popullin,jo populli qeverinë”/Bushati me tone kritike:Shteti në Shqipëri është bërë 1-sh..
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur kritik ndaj mënyrës si funksionon sistemi politik në Shqipëri, duke theksuar se ajo që përbën shqetësim është fakti se ekziston ende modeli kur “politikani nuk ka frikë nga populli. Sipas Bushatit, BE nuk ka një problem parimor për të pranuar vende si Shqipëria, veçanërisht duke pasur parasysh se Shqipëria është tashmë pjesë e NATO. Ai argumenton se problemi qëndron tek përputhshmëria e modelit politik të vendit me standardet demokratike që mbizotërojnë në Unionin evropian. Bushati u shpreh se në rastin e Shqipërisë sfida kryesore është garantimi i një fushe loje të barabartë në politikë dhe gatishmëria për të pranuar humbjen e pushtetit, duke theksuar edhe nevojën për një ndarje të qartë mes administratës shtetërore dhe partisë në pushtet....
Burimi:
sot.com.al