Qendra e Drejtësisë/ Sadushi: GJL duhet të ketë godinë të veçantë; Rama: Plani është një alternativë që…

Qendra e Drejtësisë/ Sadushi: GJL duhet të ketë godinë të veçantë; Rama: Plani është një alternativë që…

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka vlerësuar nismën për ngritjen e Qendrës së re të Drejtësisë, por ka ngritur pikëpyetje lidhur me vendosjen e Gjykatës së Lartë brenda këtij poli të ri urban. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë, Sadushi theksoi se projekti dëshmon përgjegjshmëri institucionale për ta vendosur drejtësinë në pozicionin që meriton. Megjithatë, ai u shpreh se nuk ka konstatuar qartësisht nëse në projekt është parashikuar ndërtimi i një godine të veçantë për Gjykatën e Lartë, siç është ideuar më herët në zonën e Bulevardit të Ri. “Nëse në projektin e paraqitur kjo është marrë në konsideratë, atëherë komenti im nuk vlen. Por duket sikur në këtë pol drejtësie përfshihet edhe Gjykata...