“Që prej 2013-ës, koncepti i mazhorancës…”/ Draftet ligjore të PS për referendumin, avokati Hazizaj: Proces politik!
Avokati Sokol Hazizaj ka komentuar debatet e fundit mbi draftet e propozuara nga Partia Socialiste, përfshi këtu ligjin për referendumin. Sipas Hazizajt, ekzistojnë dy hapësira ligjore që rregullojnë çështjen e referendumeve, ndërsa theksoi se ligji aktual është i qartë dhe nuk ka arsye të ndryshohet. Ai nënvizoi në një studio televizive se referendumi, si proces dhe koncept, është në thelb politik. Megjithatë, sipas tij, problemi nuk qëndron te natyra politike e referendumit, por te mënyra se si trajtohen çështjet e mëdha që prekin të drejtat e qytetarëve. Në këto raste, ai e konsideron referendumin si një nga mjetet më të rëndësishme për të dhënë zgjidhje. Hazizaj theksoi gjithashtu se momenti aktual nuk është i përshtatshëm për zhvillimin e referendumeve, duke kërkuar që çdo proces i...
Burimi:
sot.com.al