Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
“Që kur mesazhet janë prova për SPAK”, Rama: Shpërdorimi i detyrës, do të rishikohet
Referuar pyetjes lidhur me çështjen e Belinda Ballukut dhe të tjerë zyrtarëve të lartë të PS-së që janë nën hetim nga SPAK, Rama tha se nga 3 mandatet e PS-së 37 raste i përkasin hetimeve për korrupsion apo shpërdorim detyre. Rama tha se akuza “shpërdorim detyre” është një nocion i cili duhet të rishikohen për tu specifikuar referuar këtu dhe kërkesës së bërë nga BE. Referuar këtyre rasteve, Rama tha se SPAK ka dhënë dënime skandaloze, ndërsa shtoi si një problem të madh publikimin në media të dosjeve hetimore. Rama tha se mesazhet nuk përbëjnë prova dhe nuk mund të jenë arsyeja parësore për të nisur gjyqe, pavarësisht se janë pjesë e procesit. Kryeministri u shpreh se opozita e prezanton Shqipërisë si vendin më të korruptuar...