“Puthu me Dash Sulën”, Berisha ironizon kryeministrin për emërimin e ish-deputetit demokrat si Kryeinspektor i Përgjithshëm

“Puthu me Dash Sulën”, Berisha ironizon kryeministrin për emërimin e ish-deputetit demokrat si Kryeinspektor i Përgjithshëm

Sali Berisha ka ndjekur daljen e Dashnor Sulës krah Edi Ramës dhe nuk e kaloi pa një koment ironik humbjen e deputetit të tij. “‘Ekziston shprehja popullore, puthu me Milon, por sot kjo është, puthu me Dashin”, tha Berisha. Sipas kreut të Partisë Demokratike, kryeministri duhet të ishte këtë të premte në konferencën më të rëndësishme vjetore të sigurisë, por pas forumit në Davos, pretendon se Ramës i kanë mbyllur derën edhe në MYNIH. “Nuk ka ndodhur kurrë që një vendi anëtar të NATO-s, t’i mbyllen dyert në forumin e Davosit, të mos lejohet të shkojë. për t’i vënë kapak damkosjes është kjo e pashembullta në historinë e Konferencës së Sigurisë në Mynih. Pra, natyrisht ju nuk mund të keni njoftim zyrtar nga Edi Rama,...