“Pushteti nuk rrëzohet me molotovë”, Kadilli kritika PD: Berisha përdor të njëjtat strategji
Fatbardh Kadilli ka folur lidhur me situatën e Partisë Demokratike pas 13 humbjeve radhazi dhe protestave të saj opozitare. Ai e ka cilësuar situatën aktuale politike si “jo fort të ndezur” dhe kritikoi strategjitë e PD-së. Fadilli theksoi se protesta e fundit nuk arriti të mobilizojë as anëtarët e partisë, as qytetarët që kërkojnë një zgjidhje reale. “Protesta është një gjuhë politike. Unë gjithmonë e kam parë protestën si një mjet për të komunikuar politikisht. Kur protesta lind nga një forcë politike, nuk është e njëjta gjuhë si një protestë qytetare, që lind nga nevoja për të ndryshuar politikën ose qeverinë. Një protestë politike është mënyra që një forcë ka zgjedhur për të komunikuar me të vetët, me pushtetin dhe me ndërkombëtarët”, tha ai për...
Burimi:
sot.com.al