“Pse reagojnë kështu?! S’i kuptoj! E kam bir për shpirt”, aktori Robert Ndrenika flet për sulmet pasi takoi Veliajn në gjyq

“Pse reagojnë kështu?! S’i kuptoj! E kam bir për shpirt”, aktori Robert Ndrenika flet për sulmet pasi takoi Veliajn në gjyq

Prej ditës së djeshme, një valë sulmesh dhe linçimi u nis në rrjetet sociale ndaj artistëve që mbështetën kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj në gjykatë. Objekt i sulmeve më të ashpra ishte aktori i madh Robert Ndrenika. Për Report Tv, korifeu i skenës shqiptare tha se nuk e kupton të gjithë këtë fushatë urrejtje. Ai e vlerëson Erion Veliajn, ndërsa marrëdhënien me të e cilëson si me një “bir për shpirt”. “Po pse pra, reagojnë kështu?! Hë, ma thuaj ti! Njeriu i di vetë gjërat e tij. E kam djalë të adoptuar! Ia njoh jetën mirë dhe ma njeh jetën mirë. E kam si djalin tim”, tha aktori Robert Ndrenika. Me qetësinë dhe përulësinë që i jep madhështia e një jete si korife i artit...