Pse opozita nuk vjen në pushtet? Duka: Qytetarët kanë humbur besimin, ja gabimet që ka bërë
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në Quo Vadis, të moderatores Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, ka komentuar situatën politike brenda opozitës. Ai tha se aktualisht opozita nuk arrin t’i bindë qytetarët, për shkak të gabimeve që ka bërë ndër vite. Pjesë nga biseda: Duka: Opozita ka bërë disa gabime të jashtëzakonshme: mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore, dalja nga Parlamenti, mospjesëmarrja në ndarjen administrative. Kjo solli si pasojë mosbesimin e njerëzve se këta vijnë në pushtet. Ne morëm më pak vota tani sesa në vitin 2019. Pse? Sepse erdhën këto probleme. Ndërkohë, ky me mjeshtri forcoi partinë e vet. Sot të merr dhe të bën ministër, nuk pyet më për parti. U ka bërë oferta të gjithëve. Nuk ka më pluralizëm, s’ka më...
Burimi:
vizionplus.tv