“Pse nuk vjen këtu?”, Berisha i përgjigjet protestuesve të Rrjollit: Ju mbështesim, por gjithçka duhet bazuar mbi dokumente të sakta
Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu përgjigj sot edhe banorëve të Rrjollit që po protestojnë kundër ndërtimit të një kompleksi turistik me argumentin se është tjetërsuar pronësia e tokës. Nga foltorja e PD-së, Berisha tha se deputetët demokratë po e ndjekin çështjen dhe se ai mbështet çdo protestë të banorëve. “Ne kërkojmë dhe insistojmë respektin e plotë të të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të tjera të qytetarëve. I them atij qytetari që nuk është e vërtetë që PD nuk është interesuar. Ai mund të mos e dijë, e kjo është normale. Por deputetët të PD-së kanë qenë aty dhe janë marrë me problemin dhe merren”, deklaroi lideri i opozitës. Megjithatë ai shtoi se gjithçka duhet të bazohet mbi dokumentet. “Natyrisht ne mbështesim protestën...
Burimi:
top-channel.tv