Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Pse Edi Rama e mbron Flaurens Shoshin: zinxhiri i aferës 20 milionë euro në Porto Romano
Pas pesë ditësh ndërprerje totale të furnizimit me ujë në qytetin e Vlorës, reagimi i kryeministrit Edi Rama u shoqërua me një detaj që nuk kaloi pa u vënë re. Në deklaratën e tij publike, Rama zgjodhi të falënderonte ekskluzivisht Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizimeve, Flaurens Shoshi, duke e paraqitur si figurën kyçe në zgjidhjen e krizës. Ky qëndrim nuk shihet si i rastësishëm. Në praktikën politike të kryeministrit, daljet publike dhe mesazhet e përzgjedhura shpesh shërbejnë për të sinjalizuar mbështetje apo për të mbuluar interesa konkrete. Edhe në këtë rast, falënderimi ndaj Shoshit lidhet drejtpërdrejt me një dosje të rëndë hetimore: skandali i landfillit “Eco Park” në Porto Romano të Durrësit, me vlerë rreth 20 milionë euro. Rikthimi në vitin 2019 hedh dritë mbi...