“PS po shkatërron kombin”, Berisha: Rama s’i ka fituar zgjedhjet e fundit. Do ta përmbysim!

“PS po shkatërron kombin”, Berisha: Rama s’i ka fituar zgjedhjet e fundit. Do ta përmbysim!

Në një bashkëbisedim me qytetarët sot në 21 janar 2026, në Njësinë 2 të Tiranës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim, ku kritikoi ashpër qeverisjen e Partisë Socialiste, duke e akuzuar për korrupsion, sundim të patronazhistëve dhe pengim të rotacionit demokratik. “Opozita ka mbijetuar furtuna dhe kurrë nuk është zhdukur. U ngritëm më të fortë, sepse qëndruam më të fortë me shqiptarët”, tha Berisha, duke përmendur sfidat që sipas tij ka kaluar PD-ja gjatë viteve të fundit. Ai shtoi se gjatë periudhave kur Partia Demokratike ka qenë në pushtet janë marrë vendime të vështira, por gjithmonë në shërbim të një ideali. “Ne kemi marrë vendime të dhimbshme, që i kemi marrë në emër të një ideali. Kur morëm pushtetin transformuam vendin në mënyrë të...