PS-PD “negociojnë” Kushtetutën, opozita kërkon ndryshim të sistemit elektoral, mazhoranca: Vetëm nëse ulet numri i deputetëve
Dakordësia për financimin e partive politike shtoi oreksin e demokratëve për një kompromis akoma më të gjerë, që prek Kushtetutën. Oerd Bylykbashi hodhi në tryezën e reformës zgjedhore kërkesën për ndryshimin e sistemit elektoral dhe rikthim të koalicioneve parazgjedhore. “Është sistem toksik për partitë politike, pluralizmin në parlament dhe demokracinë. Të gjitha gjërat që janë bërë janë arnime, është një sistem i poshtër që duhet hequr, sistem koalicioni që i lidh duart partive për të mos dalë në fletën e votimit, vetëm e vetëm që Edi Rama të rrijë në pushtet”, tha Oerd Bylykbashi. Socialistët janë të gatshëm për marrëveshje politike, por me një kusht: Kushtetuta të preket jo vetëm për sistemin, por edhe për uljen e numrit të deputetëve. “Ne s’kemi mandat si komision...
Burimi:
top-channel.tv