No Image Available

PS-PD, debat për sistemin zgjedhor/ Shumica pranon ta ndryshojë nëse ulet numri i deputetëve, por opozita refuzon

Nga Olta Blaceri Partia Socialiste i bëri një ofertë të re Partisë Demokratike; deputetët e mazhorancës do të pranojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor nëse opozita pranon të bashkojë votat për të ulur numrin e deputetëve nga 140 që ka aktualisht parlamenti në 100 deputete. Oferta u prezantua nga bashkekryetari socialist  I komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri I cili u kërkoi demokratëve të ulen së bashku dhe të ndryshojnë Kushtetutën. “Nga ana jonë ka pasur një propozim public që të rishikohet numri I deputetëve, apo ajo që quhet superstrukturë kushtetuese në Shqipëri për të gjetur një kompromis të përbashkët. Kjo është cështje politike. Pra ne si parti socialiste kemi hedhur një dëshirë një ide që përputhet mendojmë ne me progresin e vendit dhe stadin ku...