PS–PD dakord për shtyrjen e mbledhjes për Ballukun, SPAK: “USB-në sekrete” mund ta marrin anëtarët e ‘Mandateve’

PS–PD dakord për shtyrjen e mbledhjes për Ballukun, SPAK: “USB-në sekrete” mund ta marrin anëtarët e ‘Mandateve’

PS dhe PD janë dakord që të shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për autorizim për arrestimin e Ballukut. Pritet të shihet se në çfarë datë do të caktohet mbledhja e radhës, ndërkohë që SPAK ka deklaruar se edhe avokati i Ballukut mund të njihet me USB-në me provat. Ardian Kalija, avokati i zv.kryeministres Belinda Balluku ka kërkuar të shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për autorizim për arrestimin e zv.kryeministres. Avokati ka thënë se i duhet kohë për mbrojtjen. Në mbledhjen e Këshillit të Mandatave për heqjen e imunitetit të Ballukut, po diskutohet ende për USB-në me provat e SPAK. Socialistët thonë se provat duhet të shqyrtohen brenda në mbledhje dhe se USB-ja...