PS merr hapin e parë: Komisionet e posaçme pa veton e PD, Mazniku: Ndryshojmë përbërjen e komisionit të Territoriales

PS merr hapin e parë: Komisionet e posaçme pa veton e PD, Mazniku: Ndryshojmë përbërjen e komisionit të Territoriales

Pas paralajmërimit se nëse opozita nuk rikthehet në Komisionet e Posaçme të Reformave, do t’i heqë të drejtën e vetos, socialistët hodhën hapin e parë. Në mbledhjen e Komisionit të Reformës Territoriale, të bojkotuar nga Partia Demokratike, bashkëkryetari Arbian Mazniku njoftoi se do t‘i kërkojë Kuvendit ndryshimin e përbërjes së këtij komisioni duke hequr barazinë e numrave dhe të drejtën e vetos. “Sot jemi në një mbledhje tjetër që opozita nuk ka ardhur. Dashamirësia e mazhorancës dhe Kuvendit për të krijuar barazi dhe bashkëkryesi, është kthyer tashme në një mekanziëm bllokimi për vijëmësinë e punës. T’i kërkojmë Kuvendit ndryshimin e vendimit të krijimit të Komisionit në mënyrë që koncepti i paritetit dhe bashkëkryesisë mos të jenë më si koncepte ne vendimin e krijimit të komisionit”,...