PS mban në sirtar kërkesën e SPAK/ Çfarë sinjalizoi Rama për imunitetin e Ballukut?

PS mban në sirtar kërkesën e SPAK/ Çfarë sinjalizoi Rama për imunitetin e Ballukut?

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sinjalin më të qartë deri më tani për qëndrimin e tij dhe të mazhorancës lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, ndaj së cilës prej muajsh është në pritje në Kuvend kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj. Edhe pse deklaroi se nuk do të flasë shterueshëm pa dalë raporti i Këshillit të Mandateve, Rama nga mbledhja e fundit e grupit të PS, artikuloi një mbrojtje të qartë politike për ish-ministren, duke bërë të ditur se i ka refuzuar tri herë dorëheqjen. “Belinda Balluku mua ma ka dorëzuar dorëheqjen 3 herë, qysh në mbrëmjen e ditës kur iu ngrit akuza në fillim... e kam hedhur unë poshtë kategorikisht idenë e dorëheqjes”, deklaroi Rama. Kundër “automatizmit” të akuzës Rama...