PS kërkon përjashtimin nga punimet e Kuvendit të Balliut dhe Bardhit

PS kërkon përjashtimin nga punimet e Kuvendit të Balliut dhe Bardhit

Pas opozitës, Sekretariatit të Etikës ju drejtua të premten edhe Partia Socialiste. Deputetët socialistë kërkojnë përjashtimin nga seancat plenare të dy ligjvënësve demokratë, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi. Mësohet se socialistët kërkojnë që deputeti Balliu të përjashtohet 30 ditë nga punimet e Kuvendit, pas konfrontimit me kreun e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ndërsa për kreun e grupit demokrat, Gazment Bardhi kërkohet përjashtimi me 10 ditë nga Kuvendi për gjuhën fyese në seancën e tensionuar të së enjtes.