Provimet në Maqedoninë e Veriut do bëhen edhe në shqip, Spiropali përshëndet nismën e ambasadorit Meidani
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi gjatë një konference për shtyp se Ligji për Gjuhët parashikon zhvillimin e provimeve edhe në gjuhën shqipe dhe se kjo dispozitë do të zbatohet në praktikë. Ky qëndrim u përshëndet nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila vlerësoi iniciativën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe përgëzoi autoritetet maqedonase për vendimin për të zbatuar legjislacionin në fuqi dhe Marrëveshjen e Ohrit, duke theksuar edhe rolin e nismës së ambasadorit shqiptar, Denion Meidani. “Përgëzojmë studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni...
Burimi:
javanews.al