Protestuesit ‘tërhiqen’ te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Për 25 minuta, tubuesit janë në Surrel nëse…
Është mbyllur protesta e PD, e cila nisi rreth orës 18:30. Protestuesit u mblodhën në selinë blu, ndërsa Flamur Noka dhe Sali Berisha mbyllën protestën. “Liria është shumë afër për të gjithë. Sot Rama ka përjetuar një makth të madh, fundi po i troket”, tha nga shkallët e Selisë Flamur Noka. “Shi triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë do të shkruhet me gërma të arta. I kallët tmerrin Ramës. tubimi do vijojë deri në fitore. Nëse unë u them tani, për 25 minuta këta janë në Surrel”, tha Berisha. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv