Protestuesit paraqesin 5 kërkesat: Dorëheqje e panegociueshme e Ramës, qeveri teknike për 12 muaj…

Protestuesit paraqesin 5 kërkesat: Dorëheqje e panegociueshme e Ramës, qeveri teknike për 12 muaj…

Pas 22 ditësh tubime dhe propozime nga qytetarët, grupi koordinues i protestës ka dalë me një deklaratë zyrtare drejtuar qeverisë dhe mbarë opinionit publik. Në fjalën e mbajtur para qytetarëve, aktivisti Dritan Goxhaj lexoi pesë kërkesat thelbësore, që protestuesit i cilësojnë si legjitime dhe të panegociueshme, duke paralajmëruar vijimin e rezistencës paqësore deri në plotësimin e tyre. Pika e parë dhe më e forta e ultimatumit qytetar është dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit aktual. Për të menaxhuar krizën dhe tranzicionin, kërkohet formimi i një qeverie teknike, jo partiake, me një mandat të kufizuar prej 12 muajsh. Protestuesit gjithashtu kanë kërkuar ndërhyrje të thella në sistemin ligjor dhe atë zgjedhor. Mes kërkesave renditen ndryshimet kushtetuese të miratuara me referendum popullor, reformimi i kodit zgjedhor dhe ligjit...