“Protestuesit paqësorë”, Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë deri në fundin e Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas përfundimit të protestës, nga selia blu kërkoi lirimin e protestuesve të arrestuar nga policia pas përplasjeve me forcat e rendit. Berisha deklaroi se 25 protestues paqësorë janë arrestuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ai e cilësoi kryeministrin Rama si “armik të çdo shqiptari” dhe shtoi se opozita do të vijojë betejën kundër qeverisë. Berisha: Mos ndërse policinë kundër protestuesve. Ju bëj thirrje policëve, mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligj dhe moral. Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari. Duhet të betohemi se me këtë betejë, kilomenti ynë i fundit do të jetë fundi i merituar i Edi Ramës dhe narko-qeveritarëve të tjerë. Kërkoj lirimin...
Burimi:
vizionplus.tv