“Protestuesit mund të jenë agresivë”, deputeti i PD: Ka shumë mllef

“Protestuesit mund të jenë agresivë”, deputeti i PD: Ka shumë mllef

Gjin Gjoni, deputet i Partisë Demokratike, në një lidhje direkte me studion e emisionit “Terminal” nga Aurora Sulçe, u shpreh se pakënaqësia popullore është shumë e madhe dhe theksoi se “po t’ia lësh në dorë qytetarëve, të jesh i sigurt që ata janë për veprime tepër agresive” në protestën e nesërme të opozitës. “Pakënaqësia është shumë e madhe dhe po t’ia lësh në dorë të qytetarëve, të jesh i sigurt që ata janë për veprime tepër agresive dhe thonë jemi gati që të marrim çdo veprim të mundshëm vetëm të shporrim njëherë e përgjithmonë këtë qeveri. Por, Partia Demokratike është parti e cila vjen nëpërmjet votës në pushtet dhe ne nuk duam që nëpërmjet protestës sonë të ngjallim dhunë dhe akte të cilët nesër-pasnesër do...