Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë
Protestuesit, me në krye kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, janë nisur drejt godinës së Parlamentit në vijim të protestës së opozitës në Tiranë. Më herët, protesta është shoqëruar me tensione mes qytetarëve dhe policisë, ku këta të fundit janë kundërpërgjigjur ndaj veprimeve të protestuesve duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës. Pas përplasjeve në disa zona të kryeqytetit, marshimi i opozitës po vijon drejt institucioneve kryesore, ndërsa situata mbetet e tensionuar.
Burimi:
javanews.al