Protestuesit e mitur/ Noka: I dhunuan barbarisht, psikologu ishte polic, iu bë presion për t’i akuzuar si grup kriminal

Protestuesit e mitur/ Noka: I dhunuan barbarisht, psikologu ishte polic, iu bë presion për t’i akuzuar si grup kriminal

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shtatë të miturit e arrestuar gjatë protestës së opozitës. Pas vendimit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka lëshuar akuza të forta ndaj policisë dhe qeverisë, duke denoncuar dhunë barbare dhe manipulime ndaj të arrestuarve. Në një prononcim për mediat, Noka deklaroi se të miturit kishin dëshmuar se ishin dhunuar barbarisht në qelitë e komisariatit. Sipas tij, arrestimi dhe keqtrajtimi i tyre përbën një “akt mizor që nuk ndodh në asnjë vend demokratik”. Ai paralajmëroi se përgjigja për këto akte do të merret në protestën e datës 20. “Datën 20 do ta marrë përgjigjen edhe banditi, të gjithë banditët me uniformë, dhe Edi Rama si kreu i narko-shtetit,” përfundoi Noka. Flamur Noka: E para,...