“Protestë e jashtëzakonshme”/ Këlliçi: Demokratët nuk i harrojnë ata që vjedhin shqiptarët
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi komentoi sot gjerësisht lidhur me protestën e së premtes të opozitës. I ftuar në nje emision televiziv, Këlliçi tha se dje u zhvillua një protestë e jashtëzakonshme, me skenare nga qeveria që janë demontuar nga media dhe opozita. Këlliçi akuzoi kreun e Policisë së Shtetit dhe kryeministrin Edi Rama për mungesë sigurie në protestë. Sipas deputetit, demokratët nuk i harrojnë ata që shkelin ligjin dhe vjedhin paratë e shqiptarëve. “E para ka qenë një protestë e jashtëzakonshme, që ka shpalosur pikërisht atë që ne kishim thënë edhe gjatë ditëve parapërgatitore dhe që në momentin e parë që e kemi thirrur këtë protestë, që në ditën e parë që është bërë, në fakt që kur është bërë protesta e 10 shkurtit, që...
Burimi:
sot.com.al