‘Protestat tona e kanë vendosur Ramën në bankën e akuzës publike ndërkombëtare’, Berisha: Bën lobim anti-shqiptar

‘Protestat tona e kanë vendosur Ramën në bankën e akuzës publike ndërkombëtare’, Berisha: Bën lobim anti-shqiptar

Protestat e opozitës e kanë vendosur Edi Ramën në bankën e akuzës publike ndërkombëtare. Kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit e tij në rrjete sociale. Kryedemokrati shtoi se kreu i qeverisë Rama bën lobim kundër shqiptarëve duke deklaruar se fajin për korrupsionin dhe vjedhjet nuk e kanë qeveritarët, por qytetarët që e kanë ‘kulturë’ të tyre. Sipas tij, ky është racisëm i pastër. “Protestat kanë mbrojtur nderin dhe dinjitetin, timin, tuajin e çdo shqiptari. Dhe protestat kanë vendosur në bankën e akuzës publike ndërkombëtare Edi Ramën, kreun e organizatës kriminale dhe anëtarës e tjerë të kësaj organizate. E patë se çfarë lobimi anti shqiptar bën ky njeri, që tenton të bindë të tjerët se nuk është faji i atyre...