Protestat e Berishës, Ngjela: Lodhet kot me 600 vetë, ‘non grata’ s’bëhet dot kryeministër

Protestat e Berishës, Ngjela: Lodhet kot me 600 vetë, ‘non grata’ s’bëhet dot kryeministër

Berisha është i pafuqishëm dhe me të njëjtin avaz si prej 30 vitesh, thotë avokati Spartak Ngjela. Në një intervistë televizive ku u pyet për protestat e dhunshme të Berishës, ai tha se janë veç me 600 veta dhe se lodhet pa arritur asgjë. “Është teori e Saliut. Ky ka qenë Saliu në 30 vjet. Pse, kështu bëhet politika? Sa të jetë Saliu, nuk mund të ketë shtet të pastër, në kuptimin e teorive politike. Këto do jenë, bjer këtu, bjer atje. Ka një protestë, i shkojnë 600 veta, bërtet këndej e andej, por s’ka fuqi, lodhet kot”, tha Ngjela. Opozitën e kritikoi për mungesën e vizionit: “Nuk kanë ide. Nuk është opozitë, është turmë njerëzish pa tru. Ja mblidhen atje, duan të bllokojnë parlamentin...