Protesta, si gjimnastika e një opozite të dalë boje…

Protesta, si gjimnastika e një opozite të dalë boje…

Skena politike shqiptare po përjeton një absurditet të vazhdueshëm: një opozitë e udhëhequr nga Sali Berisha, e cila thërret qytetarët në protesta kundër “narkoshtetit” të Edi Ramës, ndërkohë që vetë është e zhytur në kompromiset e vjetra dhe pazaret e fshehta. Investimet miliardere të familjes Trump në Sazan dhe Zvërnec, e kanë demaskuar përfundimisht këtë opozitë, duke treguar se kur bëhet fjalë për interesa të mëdha, Berisha dhe Rama nuk janë kundërshtarë, por bashkëpunëtorë të heshtur. Pranimi publik i Berishës se nuk mund të kundërshtojë projektin e Sazanit sepse “e ka dhënë vetë” vite më parë, është dëshmi e qartë e hipokrizisë së tij. Vizita e Ivanka Trump dhe bekimi për projektet luksoze në bregdetin shqiptar, treguan se Rama ka arritur të ndërtojë ura ndërkombëtare që opozita...