“Protesta rruga e vetme kundër narkoshtetit”, Berisha: Është koha e qytetarëve që të flasin
“Protesta dhe vetëm protesta është rruga e vetme, shpresa e vetme që shqiptarët ti japin narkodiktatorit atë që i dhanë dikur diktaturës së parë, apo atë që i dha Bangladeshi, autokrates, atë që i dha Nepali autokratit, ti japin Edi Ramës shqiptarët dhe sa më parë. Ajo është një sfidë, poshtërim që u bën shqiptarëve. Që unë ju vjedh, do ju vjedh, që për mua s’ka drejtësi, që Gjykatën Kushtetuese e marr si leckë zvarrë dhe bën ato që i them. Prandaj dhe do flasin qytetarët. Është koha e qytetarëve tani, nuk ka asnjë surprize”, u shpreh Berisha. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv