Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Përmes një reagimi të ashpër në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka adresuar komentet e një qytetari, duke e cilësuar gjuhën e përdorur si një shfaqje të “vulgaritetit të mosozotshëm”. Ndërsa shprehu vlerësim për qytetarët që protestojnë sinqerisht për t’u dëgjuar, kreu i qeverisë sulmoi ashpër reagimet e profileve false, të cilat i emërtoi si “llumi mbi ujin e pastër të protestës”. Rama paralajmëroi se pas kësaj furie komentesh fshihet një algoritëm i vënë në funksion të së keqes dhe një megamanipulim digjital. Në mbyllje të reagimit të tij, ai deklaroi se së shpejti do të ekspozohen me prova dhe fakte edhe grupet e huaja që qëndrojnë pas këtij sulmi virtual. Rama i përgjigjet akuzave të qyetatarit: Ballë për ballë me vulgaritetin e mosozotshëm! Algoritmi...
Burimi:
opinion.al