Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Protesta para Kryeministrisë/ Lapaj u lëndua pasi i ra në kokë bombola e gazit, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ndodhet nën kujdesin e mjekëve
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas incidentit të djeshëm në protestën e partisë “Shqipëria Bëhet” para kryeministrisë ku mbeti i lënduar kryetari i saj, Adriatik Lapaj. Në njoftimin e saj ministria bën me dije se mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës janë paraqitur 5 persona. Njëri prej tyre ishte Lapaj për të cilin ministria njofton se ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë Në Spitalin Universitar të Traumës, mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë Spitalin ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve. Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital...