Protesta në Durrës kundër projektit TID, Salianji bën thirrjen: Lironi të rinjtë e arrestuar
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar për përplasjen mes policisë dhe qytetarëve që po protestonin për pronat e tyre që preken nga projekti TID. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji e konsideron brutalitetin dhe dhunën policore si shenja paniku të një regjimi të degraduar, duke theksuar se një qeveri normale dialogon dhe zgjidh problemet, jo dhunon qytetarët. Ish-deputeti bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të Artion Bajramaj, Orest Berberi, Isuf Idrizi dhe Elton Doka, të cilët u ndaluan gjatë protestës. Më tej në reagimin e tij, Salianji e cilëson sulmi ndaj qytetarëve që kërkojnë të drejtën e tyre themelore për pronë, si pika fundore e një regjimi të kapur nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. REAGIMIBrutaliteti dhe dhuna policore janë shenja paniku,...
Burimi:
ntv.al