Protesta/ Lela: Skeptikët janë antiopozitarë, pushteti është në kilometrin e fundit…

Protesta/ Lela: Skeptikët janë antiopozitarë, pushteti është në kilometrin e fundit…

Pas protestës kombëtare të opozitës dhe përplasjeve mes qytetarëve e policisë, Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, në një intervistë në SYRI TV, theksoi se ata që shfaqen si skeptikë apo kritikë të veprimeve të opozitës nuk janë zëra neutralë, por figura antiopozitare, të cilët në mënyrë të paracaktuar do të gjejnë gjithmonë të meta, pavarësisht natyrës së protestës. Lela tha gjithashtu se opozita nuk duhet të humbasë kohë duke u përpjekur t’i bindë ata, ndërsa sipas tij, pushteti aktual është në ‘në kilometrin e fundit’. Ai tha se qeveria nuk e dorëzon hajdutin më të madh, jo për të mbrojtur një individ, por sepse dorëzimi i tij do të nënkuptonte dorëzimin e pushtetit. Alfred Lela: Shiko, e para duhet thënë që nuk...