PROTESTA/ FISHEKZJARRET NUK FRYMEZOJNE ASKEND
Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar protestën e PD-së më 28 shkurt, ku u sulmuan me molotovë edhe vila 31 dhe kazanët e plehrave, u shpreh kritik me strategjinë që zbaton opozita kundër qeverisë. Abilekaj u shpreh se protesta e PD-së është e parrezikshme, por kreu i qeverisë po e trajton të rrezikshme. “Këto shëtitjet me apo pa fishekzjarre nuk frymëzojnë askënd për arritjen e qëllimit. Kemi Ramën që i përdor në mënyrë të shkëlqyer. Nuk nxjerr më ato policet femra në rresht të parë, por nxjerr policët e armatosur, çisternat, ujin me piper, duke synuar që të përhapë frikë dhe që të shpërqëndrojë çështjen nga përballja maxhorancë opozitë. Aty ka shumë qytetarë në protestë që nuk bëjnë gjë në protestë dhe goditen. Dhe në vend...
Burimi:
ntv.al