Protesta e PD zhvendos sërish “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj largohet me karrige në dorë
Protesta e Partisë Demokratike ka detyruar sërish protestuesit e “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, të cilët kanë lënë vendin e tyre para Kryeministrisë ku qëndrojnë prej javësh për t’u zhvendosur pak më tej. Tashmë, Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij janë vendosur në të njëjtin vend si në protestën e 22 dhjetorit, te parku përballë hotel “Rogner”. Në foto ata duken duke u larguar me karriget në duar. Kujtojmë që pas disa ditësh, “Shqipëria Bëhet” do të mbajë protestën e saj kombëtare përpara kryeministrisë, të vendosur për në datën 31 janar, në orën 18:00.
Burimi:
javanews.al