Protesta e PD/ Zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Sulm i drejpërdrejtë! Janë përdorur sende të forta kundër efektivëve

Protesta e PD/ Zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Sulm i drejpërdrejtë! Janë përdorur sende të forta kundër efektivëve

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullaj, i ftuar në një emision televiziv ka folur mbi protestën e djeshme të Partisë Demokratike dhe tensionet që shoqëruan tubimin. Sipas Mullajt, gjatë protestës ndaj efektivëve të policisë janë përdorur bomba molotov, lëndë piroteknike dhe mjete të forta, duke shkaktuar plagosjen e 16 punonjësve të policisë. Ai e cilësoi situatën si sulm të drejtpërdrejtë ndaj forcave të rendit, duke theksuar se mjetet janë hedhur mbi trupat e efektivëve. Mullaj bëri të ditur se për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për akte të organizuara, është ngritur një grup hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Rrethit Tiranë, i cili do të hetojë ngjarjet e ndodhura gjatë tubimit. Sipas Policisë së Shtetit, aktet e dhunës kanë nisur pas përfundimit të fjalimeve...