Protesta e PD-së, Berisha: Revolta dhe vetëm revolta do të shpëtojë ëndrrën europiane të shqiptarëve

Protesta e PD-së, Berisha: Revolta dhe vetëm revolta do të shpëtojë ëndrrën europiane të shqiptarëve

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para qytetarëve në protestën përpara kryeministrisë, bëri thirrje për revoltë deri në rrëzimin e qeverisë. Sipas tij, vetëm revolta e shqiptarëve mund të rikthejë dinjitetin dhe të mbajë gjallë ëndrrën europiane të shqiptarëve. “Revolta dhe vetëm revolta për largimin e tij është rruga drejt begatisë. Ti, Edi Rama, me një krim të vërtetë kundër njerëzimit, i le të sëmurët pa ilaçe; revolta dhe vetëm revolta për të siguruar shërbimin mjekësor. Ti i le shqiptarët në mëshirë të fatit pas përmbytjeve; revolta dhe vetëm revolta u kthen shqiptarëve qeverinë që meritojnë. Rama është armiku më i rrezikshëm i Shqipërisë, nuk mjaftohet vetëm duke vjedhur. Ai tani, pasi BE-ja i tha se duhet të përballet me ligjin, ka vendosur t’ua...