Protesta e PD-së/ 1300 efektivë në terren, vendosen autobotë me ujë
Mbi 1300 efektivë policie janë angazhuar në terren pasditen e kësaj të marte, teksa pritet të mbahet protesta e thirrur nga opozita para Kryeministrisë. Sipas raportimeve një kordon policie do të jetë në perimetrin e kryeministrisë, ndërsa nëse do të jetë skenari i protestës së kaluar, policia do të zhvendoset edhe përpara Parlamentit. Sakaq në gatishmëri janë vendosur edhe autobotet me ujë, me qëllim ndërhyrjen për të shpërndarë protestuesit nëse do të jetë e nevojshme. Kjo është protesta e tretë kombëtare e thirrur nga opozita kundër qeverisë së Edi Ramës, ndërsa si pasojë e protestës është devijuar edhe qarkullimi në disa zona në kryeqytet. Konkretisht: -Nga ora 23:45 e ditës së djeshme është bllokuar lëvizja dhe nuk lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të...
Burimi:
ntv.al