Protesta e PD/ Mesazh i qartë nga Brukseli: Dhuna s’mund të justifikohet
Delegacioni i BE në Tiranë në një reagim për News24 ka komentuar protestën e fundit që mbajti opozita ditën e diel. Në një reagim delegacioni thekson se të gjithë kanë të drejtën e lirisë së tubimit paqësor, duke iu referuar kartës së të drejtave themelore të BE-së. Mes të tjerash delegacioni dënon përdorimin e dhunës, ndërsa shtoi se të gjithë aktorët duhet të distancohen prej saj. “Delegacioni i BE-së në Tiranë rithekson se të gjithë kanë të drejtën e lirisë së tubimit paqësor, siç parashikohet në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së.Përdorimi i dhunës nuk mund të justifikohet për asnjë arsye dhe të gjithë aktorët duhet të distancohen prej saj.Delegacioni i BE-së rikujton se opozita ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në...
Burimi:
ntv.al