Protesta e PD/ Blushi: Sot është dita e revoltës qytetare, të bashkohemi për të tronditur themelet e narkoregjimit
Në një reagim në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh se sot është dita e revoltës dhe e zemërimit qytetar, dita e guximit, e llogaridhënies dhe e përballjes pa kthim me Narkoregjimin. Blushi theksoi se sot, të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë do të bashkohen në Bulevardin para Kryeministrisë, sepse durimi ka marrë fund, frika ka marrë fund dhe koha e nënshtrimit ka përfunduar. Ai njoftoi se në ora 17:00, zëri i gjithë Shqipërisë do të gjëmojë në Tiranë, në protestën kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin, vjedh taksat e qytetarëve dhe po grabit të ardhmen e shqiptarëve. Sipas Blushit, kjo është dita për të qenë aty, dita për të mos munguar...
Burimi:
syri.net