Protesta e opozitës/ Reagon Delegacioni i BE: Përdorimi i dhunës s’mund të justifikohet, të gjithë…

Protesta e opozitës/ Reagon Delegacioni i BE: Përdorimi i dhunës s’mund të justifikohet, të gjithë…

Delegacioni i BE në Tiranë në një reagim ka komentuar protestën e fundit që mbajti opozita ditën e diel. Delegacioni thekson se të gjithë kanë të drejtën e lirisë së tubimit paqësor, duke iu referuar kartës së të drejtave themelore të BE-së. Mes të tjerash delegacioni dënon përdorimin e dhunës, ndërsa shtoi se të gjithë aktorët duhet të distancohen prej saj. “Delegacioni i BE-së në Tiranë rithekson se të gjithë kanë të drejtën e lirisë së tubimit paqësor, siç parashikohet në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së. Përdorimi i dhunës nuk mund të justifikohet për asnjë arsye dhe të gjithë aktorët duhet të distancohen prej saj. Delegacioni i BE-së rikujton se opozita ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në parlament dhe në...