Protesta e opozitës, ministrja Koçiu ndan pamjet: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

Protesta e opozitës, ministrja Koçiu ndan pamjet: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar sërish për të tretën herë për protestën e dhunshme të Partisë Demokratike. Koçiu ka ndarë pamjet në rrjetet sociale, ku besimtarët falen tek Xhamia e Namazgjasë, ndërsa militantët e PD hedhin molotov. “Sot kryeqyteti u nda në dy realitete që nuk kanë asgjë të përbashkët. Nga njëra anë, përulësia e besimtarëve që kërkojnë paqe; nga ana tjetër, banda e çadrave dhe e molotovit që me maska në fytyrë nxisin dhunë. Ndërkohë që dëgjohet lutja, ulërijnë britmat për shkatërrim. Është një kontrast që të lë pa fjalë: Lutja përballë mallkimit. Qytetaria përballë vandalizmit. Përballë kësaj marrëzie që djeg qytetin për hallin e karriges së një njeriu, duke u kërkuar ndjesë besimtarëve që ishin aty në ritualin e lutjeve e u...